Fuqizues i sistemit imun, i dobishëm për sëmundjet e gjoksit, hundëve, veshëve, ezofagut, dhimbjet e kokës dhe migrenën, rënien e flokëve së bashku me vajin e lakërishtës + uthull molle + vaj ulliri. Për infeksionet e prostatës lyhet dhe fërkohet pjesa e poshtme e shpinës me vajin e farës së zezë. Për astmën alergjike lyhet dhe fërkohet kraharori dhe balli. Përdoret gjithashtu për reumatizmën dhe përdhesin. Për shndritjen e fytyrës përdoret së bashku me vajin e bajames dhe të sallatorit. Po kështu përdoret edhe për puçërrat e rinisë. Për infeksionet e veshkave përdoret i përzierë me mjalt, dhe për hidropizi-në përziehet me uthull molle.